Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, ka pësuar humbje shumë të thellë të martën mbrëma.
Egnatia e Rrogozhinës u mposht 5:0 në udhëtim te Breidabliku në Islandë. Ishte kjo ndeshja e kthimit e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEgnatia e fitoi 1:0 ndeshjen e parë, por të martën ishte pa gjasa.
Për më pak se gjysmë ore lojë islandezët i shënuan tri gola, ndërsa të katërtin e shënuan në minutën e 38-të.
Tjetër gol Breidabliku shënoi në minutën e 69-të.
Derisa Drita dhe Shkëndija vazhdojnë në raundin e dytë kualifikues të Championsit, Egnatia zhvendoset në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.