Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Xhudo, Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupë Evropiane

xhodp

Xhudistja Laurinë Gashi ka fituar medalje të bronztë në Kupën Evropiane për juniorë që në fundjavë u mbajt në Paks të Hungarisë.

20-vjeçarja garoi në kategorinë deri 52 kilogramë. E humbi luftën e parë nga rusja Valeria Kozlova. Por përmes repesazhit i shënoiu tri fitore për medalje bronzi. Mposhti xhudiste nga Hungaria, SHBA-ja dhe Suedia.

Kosovën e kanë përfaqësuar edhe tre xhudistë të tjerë, por që nuk fituan medalje.

Kupat Evropiane janë gara cilësorë të xhudos për juniorë dhe për grupmoshat e tjera.