Lionel Messi u zëvendësua në ndeshjen e fundit të Inter Miamit “për shkak të lodhjes muskulore në kofshën e majtë”, tha klubi amerikan i futbollit.
Kishte frikë nëse fituesi i Botërorit 2022 dhe ylli i madh i futbollit kishte pësuar ndonjë lëndim serioz në fitoren 6:4 ndaj Philadelphias, një natë më herët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor klubi amerikan njoftoi se testet mjekësore treguan se nuk kishte asgjë tjetër pos një “mbingarkese të lidhur me lodhjen muskulore”.
“Afati kohor për rikthimin e tij në aktivitetin fizik do të varet nga progresi klinik dhe funksional”, shkruan në njoftim.
Messi mbante këmbën derisa i largua nga fusha në minutën e 73-të. Ai pritet ta udhëheqë Argjentinën në Botërorin që fillon më 11 qershor.