Një shtetas i huaj është ndaluar në Pikën Kufitare në Dheun e Bardhë, pasi dyshohet se ka hyrë në territorin e Kosovës duke iu shmangur kontrollit kufitar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00.
Autoritetet kanë vërejtur se i dyshuari, i cili kishte hyrë nga territori i Serbisë, nuk i ishte nënshtruar procedurave të rregullta të kontrollit kufitar. Ai ka prezantuar para Policisë një dokument të huaj.
Lidhur me rastin, ai është dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatë për kundërvajtje, ndërsa me urdhër të prokurorit i është konfiskuar automjeti deri në paraqitjen e dokumenteve përkatëse.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet pasi hyri ilegalisht në Kosovë
-
Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet një serb në Leposaviq
-
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia
-
Arrestohet shtetasi i Maqedonisë për hyrje ilegale në Kosovë