Një person është arrestuar të hënën mbrëma në fshatin Donji Krnjin të Leposaviqit, pasi dyshohet se ka shkaktuar aksident duke vozitur në gjendje të dehur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 20:56, kur i dyshuari derisa po drejtonte veturën e tij nën ndikimin e alkoolit, ka humbur kontrollin mbi automjetin.
Si pasojë, ai ka goditur dhe dëmtuar murin e garazhit të tij, si dhe një veturë tjetër.
Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksident në Prizren, një person përfundon në spital
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Një grua në Graqanicë arrestohet se keqtrajtoi fëmijët e saj të mitur
-
E goditi me veturë ish-bashkëshorten në Podujevë, lirohet në procedurë të rregullt