Fisnik Asllani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu u paraqitën nga minuta e parë për Hoffenheimin që të premten barazoi 1:1 me Mainzin në udhëtim.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 11-të të Bundesligës.
Hajdari dhe Avdullahu e kompletuan ndeshjen, kurse Asllani luajti deri në minutën e 90-të. Të tre futbollistët kosovarë kishin paraqitje solide.
Andreas Hanche-Olsen shënoi autogol në minutën e nëntë për epërsinë e Hoffenheimit, pasi topin fillimisht e preku Asllani.
Mainzi i barazoi shifrat në minutën e 76-të me golin që e shënoi Danny da Costa.
Te vendësit në minutën e 88-të, Dominik Kohr, u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Hoffenheimit iu anulua një gol i Ihlas Bebout në minutën e 97-të për shkak të prekjes me dorë.
Hoffenheimi ka 20 pikë në pozitën e gjashtë. Mainzi ka gjashtë pikë në vendin e parafundit.