Në ceremoninë e shortit për Botërorin 2026, FIFA i ka ndarë presidentit të SHBA-së, Donald Trump, çmimin e paqes, “FIFA Peace Price”.
Pos një trofeu, Trumpit i është ndarë edhe një medalje, të cilën presidenti i SHBA-së e vendosi menjëherë në gjoks.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një prezantim për dhënien e çmimit, është përmendur se Trumpi ndaloi tetë luftëra, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është vërtet një nga nderimet më të mëdha të jetës sime. Shpëtuam miliona jetë - Kongoja si shembull, 10 milionë vdiqën, ata po shkonin drejt 10 milionëve të tjerë shumë shpejt. Gjithashtu me Indinë dhe Pakistanin, ne gjithashtu ndaluam luftërat që të ndodhnin pak para se të fillonin. Bota është një vend më i sigurt tani”, ka thënë Trump pasi pranoi çmimin.