Skuadra e Comos është kualifikuar për herë të parë në Ligën e Kampionëve. Vendin në Champions, Como e konfirmoi me fitoren 4:1 ndaj Cremoneses në xhiron e fundit të Serie A, të dielën mbrëma.
Ekipi nga qyteti i Comos, i njohur për liqenin me emër të njëjtë, u kthye në futbollin profesionist vetëm në vitin 2018.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCesc Fabregas është me skuadrën për katër vjet. Spanjolli i njohur ka kujtuar ditët e para dhe ka dhënë plot lëvdata për ekipin. Fabregas ishte dëshmitar i zhvillimit të shpejtë të Comos në vitet e fundit dhe ka luajtur rol vendimtar në shtyrjen e skuadrës përpara. Në vitin 2022, spanjolli ende luante për “Lariani”. Që nga edicioni 2024/2025, Fabregas është kryetrajner.
“Kur erdha në Como si lojtar, katër vjet më parë, ndërroheshim në një bar dhe nuk kishim qendër stërvitore. Të gjithë largoheshin rreth orës 12:00 ose 12:30 dhe askush nuk mbetej aty. Tani do të luajmë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Fabregas, kampion bote me Spanjën në vitin 2010.
Që Como do të luante në Evropë në edicionin e ardhshëm ishte e qartë prej kohësh. Pos pas disfatave nga Sassuolo dhe Interi në xhiron e 32-të dhe të 33-të, dukej se skuadra nuk do të kishte energji për kualifikim në Champions.
Por kjo nuk ndodhi. Në pesë xhirot e fundit skuadra mori 13 prej 15 pikëve të mundshme.
“Para ndeshjes kundër Parmas thashë se dy fitore do të siguronin vendin tonë në Ligën e Kampionëve”, ka theksuar Fabregas.
Ai kishte të drejtë. Për të motivuar lojtarët e tij, 39-vjeçari u mbështet në një sport tjetër.
“U tregova lojtarëve një video të një çiklisti që ishte në vendin e gjashtë. Në fund të stinorit, ai u bë gjithnjë e më i shpejtë. Vërtetë i ndezi dhe fitoi. Pikërisht këtë e kemi bërë edhe ne”, ka shtuar ish-mesfushori i Arsenalit, Barcelonës, Chelseat e Monacos. Fabregas për Spanjën i ka luajtur plot 110 ndeshje dhe ka realizuar 15 gola.
Tani Fabregas po bënë emër si trajner.
“Është si të studiosh çdo ditë. Pothuajse të gjithë 15 lojtarët me më shumë hapësirë janë nën moshën 23-vjeçare”.
Ai ua atribuon suksesin lojtarëve.
“Lojtarët gjithnjë kanë besuar. Ata punuan shumë, dëgjuan, kanë kërkuar më shumë dhe kanë rritur nivelin kur ishte e nevojshme. Si trajner mundohem të motivoj ekipin dhe të jap zgjedhje. Por në fund janë lojtarët që e bëjnë ëndrrën realitet”.
Që kur Fabregas arriti në Itali, shumëçka ka ndryshuar te Como. Merita e tij është e madhe për këtë.
Ai falënderoi presidentin që ia la duart e lira. Zhvillimi ishte i madh, por synohet edhe më shumë.
“Ka ende rrugë të gjatë për të bërë”, thotë Cesc Fabregas.