Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të hënën pasdite në rrugën Viti-Kllokot.
Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ka njoftuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Valon Osmani.
Ai ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan.
“Me datën 25.05.2026 rreth orës 13:15 kemi pranuar informacion se në aksin rrugor Viti-Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në të cilin kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan”, ka thënë Osmani.
Hetues policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar rrethanat e aksidentit.
-
Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave te Liqeni i Livoqit
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Shtatë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Rogovë
-
Pesë të lënduar nga një aksident në Besi të Prishtinës
-
Vdiq një 70-vjeçar në një aksident trafiku në Ramnishtë të Vitisë