Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi i lidh “Marrëveshjet e Abrahamit” me marrëveshjen me Iranin

Donald Trump

Foto: Associated Press

Në një postim të ri në Truth Social të hënën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se bisedimet me Iranin "po ecin mirë", por ka përsëritur paralajmërimin e tij të mëparshëm se ose do të jetë një "marrëveshje të shkëlqyer për të gjithë" ose nuk do të ketë fare marrëveshje, duke ngritur mundësinë e një rifillimi të sulmeve ndaj Iranit nëse marrëveshja nuk arrin të miratohet.

Ai ka thënë po ashtu se duhet të jetë "e detyrueshme" për disa vende në rajon, duke përfshirë Arabinë Saudite, Katarin, Egjiptin, Jordaninë dhe Pakistanin, të nënshkruajnë "Marrëveshjet e Abrahamit", marrëveshje diplomatike të ndërmjetësuara në vitin 2020 në të cilat disa vende arabe kanë rënë dakord të njohin Izraelin, si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të arritur një marrëveshje me Iranin. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të gjitha këto vende kanë ndihmuar në ndërmjetësimin midis Uashingtonit dhe Teheranit, teksa Pakistani ka udhëhequr në këtë drejtim. 

“Mund të jetë e mundur që një ose dy të kenë një arsye për të mos e bërë këtë, dhe kjo do të pranohet, por shumica duhet të jenë të gatshme, të gatshme dhe të afta ta bëjnë këtë Marrëveshje me Iranin një

Ngjarje shumë më Historike sesa do të ishte, përndryshe. Marrëveshjet e Abrahamit e kanë dëshmuar të jenë, për vendet e përfshira (Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Marokun, Sudanin dhe Kazakistanin), një “boom” financiar, ekonomik dhe social, madje edhe gjatë kësaj kohe konflikti dhe lufte, teksa anëtarët aktualë kurrë nuk sugjeruan të largoheshin, ose të bënin as një pauzë”, ka shkruar Trumpi. 

“Që nga nënshkrimi i marrëveshjes historike, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në veçanti kanë zhvilluar lidhje të ngushta ekonomike dhe të sigurisë, duke përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje dhe një pakt të tregtisë së lirë, megjithëse ka tendosje të konsiderueshme në marrëdhënie. Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, më parë ka shprehur një gatishmëri të mundshme për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, por Arabia Saudite ka thënë se njohja e Izraelit është e kushtëzuar nga krijimi i një shteti palestinez”, ka përfunduar Trumpi. 

Lexo përditësimet tjera
Marco Rubio

Rubio thotë se një marrëveshje “solide” me Iranin mund të arrihet të hënën

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se negociatorët amerikanë dhe iranianë kanë arritur “një...