Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Afro 600 fëmijë në Peru emërtohen “Haaland”

Erling Haaland

Ndikimi i Kupës së Botës është shumë i madh në gjithë globin. Dhe Peruja nuk bënë përjashtim.
Plot 593 fëmijë të posalindur në Peru janë emërtuar “Haaland”, në bazë të emrit të sulmuesit norvegjez Erling Haaland.

Erling Haaland është prej yjeve më të mëdha të Botërorit që ka hyrë në javën e fundit. 

Sipas autoriteteve në Peru, 593 fëmijë të lindur në javët pasi nisi Botërori janë quajtur me emrin Haaland.

Zëdhënësi i institucionit për regjistrim, Ivan Torres, ka konfrimuar versionet e emrit.

Erling Braut Haaland tani quhen katër fëmijë nga Peruja. Erling Haaland është emri i 91 fëmijëve, ndërsa Haaland është emri i të tjerëve.

Në fakt kjo nuk është diçka e re në Peru. Emrat e futbollistëve shpesh përdoren për të emërtuar fëmijët. 3402 qytetarë në Peru e kanë emrin Messi. Ka mijëra fëmijë edhe me emrin Ronaldo.