Futboll

Drita vazhdon pa fitore në Superligë

Drita

Drita ka bërë tjetër hap prapa në garën për titull kampioni në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampionia në fuqi, Drita, barazoi 1:1 me Malishevën në udhëtim.

Për skuadrën nga Gjilani ishte barazimi i tretë rresht dhe ndeshja e katërt pa fitore.

Fitoren e fundit në Superligë, Drita, e shënoi 22 nëntor ndaj Prishtinës së Re.

Drita të enjten u mposht edhe nga Rayo Vallecano në Ligën e Konferencës. Pavarësisht disfatës nga Vallecano, Drita arriti ta sigurojë plejofin e fazës nokaut në “Conference League”.

Drita kaloi në epërsi në minutën e 83-të me golin që e shënoi mbrojtësi i qendrës, Jorgo Pëllumbi.

Gjashtë minutë më pas, Xhemajl Ibishi, i barazoi shifrat.

Malisheva ka 27 pikë dhe e zë vendin e katërt. Drita ka një pikë më pak dhe renditet një pozitë më poshtë. Drita ka edhe një ndeshje me pak të luajtur.

Lider është Ballkani me 33 pikë.