Hasan Deshishku ka realizuar gol për Përfaqësuesen U17 të Austrisë.
Austria ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror U17 që po mbahet në Katar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë martën, Austria U17 e eliminoi Anglinë U17 duke e mposhtur me rezultatin e thellë, 4:0.
Deshishku realizoi gol të bukur në minutën e 47-të për 1:0.
Ai luajti deri në minutën e 87-të.
Sulmuesi i talentuar shënoi dy gola edhe ndaj Zelandës së Re dhe një gol ndaj Malit.
Austria U17 në çerekfinale do të përballet me Japoninë, të premten.
Japonia në një të tetën e finales e eliminoi Korenë e Veriut.