Talenti 17-vjeçar i Austrisë U17, Hasan Deshishku, e ka humbur penalltinë në minutën e 95-të.
Por, penalltia e humbur nga ai nuk ndikoi në rezultat pasi Austria U17 fitoi 1:0 ndaj Japonisë U17 dhe e siguroi gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror në Doha të Katarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa vendosur goli i Johannes Moserit në minutën e 49-të.
Deshishku më pas në minutën e pestë të kohës shtesë, nuk arriti ta dyfishojë rezultatin dhe ndeshja u mbyll 1:0.
Ai u zëvendësua një minutë më vonë.
Deshishku në këtë edicion të Botërorit U17 ka katër gola të realizuar. Ai luan si sulmues i krahut të djathtë.