Manchester City do të kërkojë tjetër trofe në Angli dhe është në garë për “tripletën vendore”.
Chelsea ndërkohë e synon shpëtimin e edicionit.
City dhe Chelsea të shtunën nga ora 16:00 në “Wembley” do të luajnë për trofeun e Kupës FA.
Chelsea është tetë herë fitues i kësaj gare, ndërsa City shtatë herë.
Më herët gjatë këtij edicioni, City e fitoi Kupën e Anglisë, ndërsa është në garë edhe në Premier League, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.
City është i dyti me 77 pikë, dy më pak se Arsenali.
Chelsea në këtë edicion është përballur me shumë telashe. Në vendin e nëntë i ka 49 pikë.
“Blutë” në gjysmëfinale e eliminuan Leeds Unitedin, 1:0, teksa City fitoi 2:1 ndaj Southamptonit.
Fituesi i Kupës FA e siguron Ligën e Evropës për edicionin tjetër.