Sulmuesi 25-vjeçar nga Shqipëria që luan tek Oleksandriya në elitën e futbollit ukrainas, Tedi Cara, i ka shënuar dy gola të premten në fitoren e thellë ndaj LNZ Cherkasyt të Muharrem Jasharit e Ajdi Dajkos.
Oleksandriya fitoi 4:1 ndaj LNZ Cherkasyt, në ndeshjen e xhiros së pestë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCara shënoi në minutën e 12-të fillimisht për 1:0.
Më pas, Dajko asistoi në golin e Mark Assinorit të mysafirëve për 1:1, në minutën e 32-të.
Cara realizoi tjetër gol në minutën e 55-të për 2:1. Në minutat shtesë, vizitorët pranuan edhe dy gola tjerë.
Cara, Jashari dhe Dajko e kompletuan ndeshjen.
Oleksandriya ka tri pikë pas pesë ndeshjeve, katër më pak se LNZ Cerkasy.