Legjenda e futbollit kroat, Zvonimir Boban, ka thënë se nuk dëshiron të jetë pasues i Aleksander Çeferinit në postin e presidentit të UEFA-s.
Por, ai ka theksuar të enjten se trupi qeverisës i futbollit evropian ka nevojë për “një njeri të vërtetë të futbollit”, dhe jo për dikë se mendon se është më i madh se vetë loja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-futbollisti i Kroacisë dhe Milanit dha dorëheqje nga posti i shefit të futbollit në UEFA në muajin janar në protestë të Çeferinit që bënte ndryshime në statut për të mbetur edhe më gjatë në krye të UEFA-s.
Çeferini më vonë e kishte quajtur Bobanin palaço në muajin shkurt, në Kongresin e UEFA-s.
“Nuk kam ndonjë interes. Por UEFA ka nevojë për një njeri të vërtetë të futbollit”, ka thënë Bobani, shkruan “Associated Press” të enjten.
Bobani i ishte bashkuar UEFA-s në vitin 2021 si këshilltar i Çeferinit.
“Më vjen keq se si janë ndarë rrugët tona”, ka thënë Bobani të enjten, duke deklaruar se prej asaj kohe nuk ka folur më me Presidentin e UEFA-s.