Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani pranon edhe golin e dytë

Bohemian

Ballkani është në prag të humbjes në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Skuadra suharekase ka pranuar gol në minutën e 90-të. 

Shënues për 2:1 për ekipin irlandez Bohemian ishte Ross Tierney. Ndeshja po luhet në Dublin. 



 

Barazohet rezultati në Dublin

Edhe Ballkani sot e vazhdon rrugëtimin në Evropë Futboll 3 o. më parë Ballkani sot e vazhdon rrugëtimin në Evropë

Skuadra irlandeze Bohemians e ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Ballkanit. 

Douglas James-Taylor ka shënuar për 1:1, në minutën e 76-të të ndeshjes.

 


Penalltia e Domgjonit mban në epërsi Ballkanin

Penalltia e realizuar nga ish-reprezentuesi i Kosovës, Toni Domgjoni, e ka mbajtur në epërsi Ballkanin pas pjesës së parë. 

Ballkani i Suharekës, tri herë rresht kampion i Kosovës, është duke fituar 1:0 në udhëtim te Bohemiansi i Irlandës. 

Është ndeshja e parë e rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Edhe Ballkani të mërkurën e vazhdon rrugëtimin në Evropë Futboll 1 d. më parë Ballkani të mërkurën e vazhdon rrugëtimin në Evropë

Domgjoni, që ka katër paraqitje e një gol të shënuar me Kosovën, realizoi nga penalltia e minutës së 29-të. 

Ndeshja kthyese e këtij ballafaqimi zhvillohet të enjten e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:00. 

Ballkani në kupat evropiane luan prej edicionit 2022/23. 

Dy herë rresht luajti në fazën grupore të Ligës së Konferencës, në edicionet 2022/23 dhe 2023/24.
 


Ballkani në epërsi


Ballkani ka kaluar në epërsi në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Edhe Ballkani po pëson 2:0 Futboll 11 muaj më parë Ballkani po pëson 2:0

Ballkani është duke fituar 1:0 ndaj skuadrës Bohemians. 

Nga penalltia e minutës së 29-të, i saktë ishte Toni Domgjoni.