Drejtori për Bujqësi në Komunën e Suharekës, Armend Krasniqi, ka thënë se bazuar në vlerësimet fillestare, dëmet nga stuhia që ka goditur këtë komunë të marten janë milionëshe.
Ai ka thënë se më së shumti janë dërmuar stallat e bagëtive si dhe serat.
“Kryesisht është goditur kultura e perimtarisë, ku pjesë e saj është sektori i serave, është goditur më së shumti, po ashtu edhe sektori i stallave. Me marrjen e informacioneve ne kemi dalë në terren dhe kemi verifikuar disa raste të fermerëve që kanë pësuar humbje të mëdha”, është shprehur Krasniqi në një intervistë në emisionin “60 Minuta” në KTV.
Ai ka thënë se beson që dëmet që sipas tij janë milionëshe, do të kompensohen nga Ministria e Bujqësisë.
“Ne i verifikojmë të gjitha dëmet, ata formularë i dërgojmë në Asamblenë Komunale, ku i verifikojmë sasinë e dëmeve të të gjithë fermerët dhe këto dëme i dërgojmë në Ministri dhe Ministria duhet të ndërmarrë masa urgjente për t’i ndihmuar fermerët”, është shprehur Krasniqi.
Të mërkurën kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se nuk po mund t’i ndihmojnë qytetarëve për dëmet që u shkaktuan nga stuhia gjatë ditës së djeshme për shkak se, sipas tij, komunat në pesë vjetët e fundit nuk kanë më fond emergjent.
Edhe
Stuhia e fortë shkakton dëme në Suharekë
Ai ka thënë se kanë dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve, raport i cili më pas do të aprovohet në Asamblenë Komunale e do t’i dërgohet komisionit të Qeverisë.
Në një lidhje direkt në emisionin “tre8tre” të KTV-së, Muharremaj u shpreh se është fat në fatkeqësi që nuk pati dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të mëdha.
-
Muharremaj për dëmet nga stuhia: S’mund t’u ndihmojmë qytetarëve pasi s’kemi fond emergjent
-
Pas stuhive në Istog e Suharekë, paralajmërohen edhe stuhi të tjera
-
Nis vlerësimi i dëmeve në të mbjella, bujqit ankohen se s’janë kompensuar ende për vitin e shkuar
-
Gegaj: Të gjitha kulturat bujqësore në Istog janë shkatërruar nga breshri