Edicioni 2026/2027 nis me ndeshje të vështirë për fituesin e Kupës së Kosovës në futboll, Dukagjinin.
Ekipi nga Klina do të përballet me Luganon e Zvicrës në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja ndërmjet Luganos dhe Dukagjinit luhet të enjten nga ora 20:30 në stadiumin “AIL Arena”.
Ndeshja kthyese luhet në Kosovë pas një jave.
Dukagjini do ta ketë të vështirë avancimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Lugano vlerësohet favorite për avancim tutje në garën e tretë të UEFA-s për nga niveli.
Edhe
Dukagjini përballet me Luganon në Ligën e Konferencës
Lugano ka përvojë të gjatë në garat evropiane. E mbylli në vendin e tretë edicionin 2025/2026 të Superligës së Zvicrës.
Për ekipin zviceran paraqiten edhe dy shqiptarët, Uran Bislimi e Ezgjan Aliovski.