Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arda Guler, zbulimi i sezonit në Champions

Guler

Mesfushori i Real Madridit, Arda Guler, është zgjedhur si “Zbulimi i Sezonit” në Ligën e Kampionëve në këtë edicion nga ekspertët e UEFA-s. 

Ky është çmim i ri që do të jepet edhe në vitet e ardhshme nga UEFA, për t’i nderuar lojtarët e rinj që kanë sezon të suksesshëm në Ligën e Kampionëve. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhe 21-vjeçari e pati një të tillë në edicionin 2025/26. 

Ndryshe nga edicioni i kaluar kur ishte vetëm një ndeshje titullar nga shtatë paraqitje gjithsej, në këtë sezon ai luajti 13 ndeshje si titullar nga 14 paraqitje. 

Në sezonin 2024/25, Arda Guler i kishte 142 minuta lojë, ndërsa në këtë sezon i pati 1030 gjithsej. 
UEFA e ka zëvendësuar çmimin si “Lojtari më i mirë i ri i sezonit” me këtë aktual, për lojtarët që kanë përmirësime të vazhdueshme. 

UEFA e ka vlerësuar paraqitjen e mesfushorit turk në fitoren ndaj Juventusit në fazën e ligës, ku u zgjodh edhe lojtari më i mirë i atij ballafaqimi. 

“Mesfushori turk e mbylli kampanjën me katër asistime dhe me dy golat e parë në Ligën e Kampionëve, që erdhën në çerekfinale ndaj Bayern Munichut në ndeshjen kthyese”, ka shkruar UEFA.
Guler ka vrapuar 126.12km, ndërsa shpejtësia maksimale e regjistruar nga ai ishte 32.12km/h.