Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

“Ephemeral Echos” me qetësinë e vrazhdë

Qetësia është gjë e dukshme në veprat e Ermir Zhinipotokut. Vetë ngjyrat e imponojnë atë. Por e zhurmshmja aty është edhe më e fortë. Fshihet midis spiraleve, imazheve të maceve a ndonjë subjekti tjetër. Ekspozita “Ephemeral Echos” (Jehonat kalimtare) e Zhinipotokut e hapur në galerinë “Lambdalambdalambda” në kryeqytet fut publikun në një rreth vicioz, ku ashpërsia e qetësisë bën lojën e vet. Veprat janë për subjekte kanë fraktura poetike, që krejt bashkë sikur bëjnë thirrje për një transformim.

“Ne kemi parë veprat e Ermirit para tre vjetësh në një ekspozitë grupore, ku ishin edhe veprat e brilant Milazimit, Blerta Hasanit dhe disa të tjerëve. Pastaj kjo ekspozitë ka ardhur me sugjerimin e Brilant Milazimit, i cili edhe ka kuruar këtë ekspozitë dhe jemi të lumtur që ta nisim vitin me ekspozitën personale të Ermirit”, deklaroi Katharina Schendl.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetë artisti nuk ka pëlqyer t’i komentojë veprat e tij e kështu ka vepruar edhe kuratori. Kanë dashur të jenë të qetë sikurse edhe ndjesia që jep ekspozita.

“Është interesante se si ai flet për tranzicionin e kafshëve në qenie humane dhe për rrethin jetësor midis zogjve e qetësisë që na rrethojnë dhe pikturat kanë qetësi, por janë shumë të forta dhe nëse i shikon më gjatë mund të gjesh shumë gjëra të tjera”.

Brenda hapësirës së vogël të galerisë, që zë vend në qendër të Prishtinës deri në javën e parë të marsit, publiku mund të futet në botën e qetësisë së ngjyrave. Atyre që Ermir Zhinipotoku i ka kombinuar viteve të fundit. Shquhet si një prej piktorëve të gjeneratës së re. Kurse me “Ephemeral Echos” sikur i ka dhënë vulë stilit të tij.