Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Zaire-Emeryn e kap ligji i Massachusettsit

Warren Zaire-Emery

Warren Zaire-Emery do të ketë problem në hotelin në Boston, ku po qëndron Përfaqësuesja e Francës. 

“Les Bleus” janë në njërin prej hoteleve më të mira, “Four Seasons”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky hotel njihet për bare të shumta e të njohura, që vizitohen nga shumë njerëz. Tani lojtarët e Francës do ta kenë mundësinë ta kalojnë kohën e lirë në to. 

Të gjithë lojtarët, përveç Zaire-Emerys, ka raportuar “RMC Sport” të enjten. 

Lojtari i PSG-së mund të kapet nga ligji i Massachusettsit, që përcakton se “personat nën moshën 21-vjeçare e kanë të ndaluar të hyjnë në ambientet e çdo lokali ku nuk shërbehet ushqim, edhe nëse është i shoqëruar nga një i rritur dhe edhe nëse nuk e konsumojnë alkoolin”. 

Mesfushori i shumë pozitave e festoi ditëlindjen e 20-të në muajin mars. Ai nuk do të lejohet të hyjë me bashkëlojtarët në ato lokale.