Është përmbyllur gjykimi i ish-pjesëtarit të ISIS-it, Hysri Selimi, për spiunazh. Selimi nuk e ka kontestuar se ishte pjesë e BIA-s, por ka thënë se iu bashkua asaj për t’i ndihmuar Kosovës. Por, organi i akuzës ka thënë se edhe bashkimi i tij me ISIS-in, është bërë me urdhër të Serbisë
Hysri Selimi, ish-pjesëtari i ISIS-it, i akuzuar për spiunazh në favor të Serbisë, në përfundim të gjykimit e ka konfirmuar se ka qenë pjesë e BIA-s serbe.
Të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Selimi ka thënë se BIA-s i është bashkuar më vonë sesa pretendon prokuroria, por ka theksuar se është rekrutuar me udhëzim nga AKI-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë ju them hapur, se kam punuar për Agjencinë e Kosovës, sipas instruksioneve të tyre dhe udhëzimeve që m’i kanë dhënë dhe kam treguar në detaje bashkëpunimin me ta. Prokurori e ka mbyllur këtë çështje. Nuk kam punuar në BIA-n në 2009-n, por më 2013-n. Këtë s’e ka ditur as prokurori, as avokati, as AKI-ja s’e ka ditur. Në nëntor të 2013-s. Kjo është hera e parë që po e deklaroj publikisht”.
E prokurori Bekim Kodraliu ka thënë se provat e kanë vërtetuar pa mëdyshje se i pandehuri ka qenë pjesë e BIA-s dhe se që nga 2009-a e ka informuar Serbinë për pjesëtarët shqiptarë të ISIS-it, për personat e radikalizuar e pjesëtarët e UÇK-së.
“I njëjti në Siri ka shkuar me instruksionet e Igor Babiq, zyrtar i BIA-s. Në kuadër të provave materiale u vërtetua saktë se i njëjti i është premtuar që të shkojë në Siri, të kryejë aktivitete që përshkruhen në dispozitivin e aktakuzës, duke marrë informacione lidhur me pjesëtarët shqiptarë në konfliktin në Siri”, ka thënë prokurori Kodraliu.
Kodraliu i ka thënë gjykatës se aktiviteti i Selimit është që nga koha e UDB-së.
“Aktiviteti i tij i spiunazhit daton që nga vitet e 80-a, por provat materiale të cilat ne i kemi prezantuar para jush, pa asnjë mëdyshje vërtetojnë se i njëjti ka filluar të merret me aktivitet konkret nga viti 2009 i cili ka vazhduar deri në kohën e arrestimit të tij”, ka thënë Kodraliu.
E, Aki Beka, avokati i të pandehurit Hysri Selimi, ka thënë se provat nuk e dëshmojnë rrezikimin e sigurisë kombëtare të Kosovës. E Selimi është shprehur se kur është arrestuar iu kanë zënë tre telefona, një i Ministrisë së Punëve të Brendshme, një i AKI-së dhe një i BIA-s.
Shpallja e aktgjykimit është caktuar për 15 qershor.