Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozitarët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë Rama dhe shpërndarjen e Kuvendit

KUvendi Shqiperi

Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berisha dha mesazhin se Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj tij, të vëna pesë vjet më parë. Deputetë të partisë që e drejton Berisha, këtë e quajtën si goditje të dytë ndaj Qeverisë Rama, krahas protestave që prej 12 ditësh po zhvillohen në sheshet e Tiranës. Në seancë u kërkua që Kuvendi të shpërndahet

“Unë erdha, u krye”. Ky ishte mesazhi i Sali Berishës në seancën plenare të së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë, nëpërmjet të cilit dha mesazhin se Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj tij, të vëna pesë vjet më parë. 

Më 19 maj të 2021-tës, Departamenti Amerikan i Shtetit ia ndaloi hyrjen në territorin amerikan Berishës dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, me arsyetimin për përfshirje në korrupsion të gjerë.
Deputetë të Partisë Demokratike, që drejtohet nga Berisha, thanë se ky vendim është goditja e dytë që merr qeveria e Edi Ramës, në këtë kohë, pas protestave me kërkesën për dorëheqje, që prej 12 ditësh zhvillohen në sheshet e Tiranës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata u ankuan për mungesë debati për protestën.

“Pse ia keni hequr mundësinë deputetëve për të folur për atë protestë që është e paprecedent. Ka 11 ditë që janë me dhjetëra mijëra të rinj qytetarë që kanë mbushur sheshin me kërkesa të qarta. Me 5 kërkesa të cilat nisin me të parën dorëheqjen e qeverisë, dorëheqjen e kryeministrit”, ka thënë Belind Këllliçi, deputet i PD-së.

E, deputeti i Agron Shehaj, i cili vazhdimisht ka marrë pjesë në protesta, ka kërkuar që Kuvendi të shpërndahet.

“Keni vjedhur shqiptarët, keni shitur Shqipërinë. Keni shitur interesin e shqiptarëve në këto 30 vjet. Kanë dalë shqiptarë në shesh po protestojnë kundër jush dhe ju i tallni. Ky parlament duhet të shkrihet sa më shpejt. Nuk ju duan më njerëzit. Do të ju vijnë të ju marrin zvarrë siç keni bërë ju këto 35 vjet. Nuk mund të vazhdoni të injoroni. S’ka më”, ka thënë Shehaj.

Në seancë pati edhe momente tensioni, gjatë të cilit u aktivizua edhe sigurimi. 

Prej 12 ditësh në sheshin kryesor në Tiranë është duke u protestuar kundër investimeve për projektin e një resorti në zonën e mbrojtur të Vërnecit, ku si investitor është edhe Jared Kushner, dhëndër i presidentit amerikan, Donald Trump.