Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut, e njohur si CONMEBOL, po e shtyn para idenë që Kupa e Botës e vitit 2030 të rritet në plot 64 përfaqësuese.
Në Amerikë të Jugut dolën në përkrahje të idesë që u përmend nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, vetëm një ditë pasi përfundoi Botërori i parë me 48 përfaqësuese, që u mbajt në SHBA, Kanada e Meksikë.
Presidenti i CONMEBOL, Alejandro Dominguez, ka kërkuar zgjerimin e mëtejmë të Botërorit. Ai ka propozuar që FIFA të rrisë Botërorin në 100-vjetorin e ngjarjes globale.
“Tjetri është në shtëpi! Në vitin 2030, Kupa e Botës do të zhvillohet në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai”, shkroi Dominguez. “Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për futbollin, të festojë 100-vjetorin e Kupës së Botës me një turne me 64 ekipe”.
Sipas planit ekzistues, tashmë të miratuar, Botërori i ardhshëm do të organizohet në Spanjë, Portugali dhe Marok. Por jo vetëm në këto vende.
Edhe
Botërori pritet të bëhet me 64 përfaqësuese
Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të oirganizojnë ndeshje hapëse për të shënuar 100-vjetorin e Botërorit të parë. Botërori i parë ishte zhvilluar në Uruguai në vitin 1930. Uruguai e kishte fituar titullin e kampionit duke e mposhtur Argjentinën 4:2 në finale. Në atë Botëror ishin 13 ekipe përfaqësuese pjesëmarrëse. Nga viti 1954 e deri në vitin 1978 ishin 16 ekipe pjesëmarrëse. Nga 24 ishin prej vitit 1982 deri në vitin 1994, kurse prej vitit 1998, Botërori u rrit në 32 përfaqësuese. Në SHBA, Kanada e Meksikë për herë të parë ishin plot 48 përfaqësuese.
Spanja, Portugalia, Maroku, Uruguai, Argjentina dhe Paraguai pritet të kualifikohen direkt në Botërorin e ardhshëm.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tashmë ka folur për rritjen e Botërorit në 64 përfaqësuese.
“E gjithë bota duhet të lejohet të ëndërroj për Botëror, jo vetëm Evropa apo Amerika e Jugut”, ka thënë Infantino gjatë Botërorit që përfundoi të dielën.
Edhe
FIFA planifikon rritjen e Botërorit në 64 përfaqësuese
“Ju mund të shihni që kualiteti i ekipeve është në përgjithësi i lartë dhe po bëhet gjithnjë e më i lartë, në gjithë botën”.
Rritja e Botërorit në 48 përfaqësuese është vlerësuar në përgjithësi pozitivisht. Dhe zërat po shtohen për një tjetër rritje të madhe.