Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Botërori u lë vend ndeshjeve kualifikuese në Champions

Botërori u lë vend ndeshjeve kualifikuese në Champions

Pa shumë bujë, gjatë Kupës së Botës në futboll, u zhvilluan ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve të UEFA-s. Dhe menjëherë pas Botërorit në program është raundi i dytë kualifikues i Championsit.

Sot janë plot 11 ndeshje, ndërsa paraqiten edhe disa prej skuadrave të njohura evropiane.

Gjiganti turk, Fenerbahçe e pret skuadrën polake, Gornik Zabrze nga ora 20:00. Në termin të njëjtë është edhe ndeshja ndoshta më interesante e mbrëmjes. Kampioni i Zvicrës, Thuni, e pret Dinamo Zagrebin, kampionin e Kroacisë.

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, dëshpëroi duke u eliminuar në raundin e parë kualifikues. Skuadrën gjilanase e eliminoi Kauno Zhalgirisi i Lituanisë.

Drita është zhvendosur në Ligën e Konferencës. 

Sonte nga ora 19:30 luan në Maltë ndaj Florianas, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.