CSKA Moska është e gatshme ta paguaj klauzolën e lirimit të sulmuesit të Rubin Kazanit, Mirlind Daku.
Mediumet ruse kanë raportuar se CSKA Moska dëshiron ta ushtrojë opsionin e blerjes të kartonit të Dakut prej 10 milionë eurosh.
Ende nuk ka marrëveshje mes dy klubeve, ndërsa palët nuk kanë rënë dakord as për kushtet personale.
Agjencia që përfaqëson Dakun ka konfirmuar se për sulmuesin ka interesim nga disa klube.
“Ka disa ekipe të interesuara për Dakun, por në fillim të sezonit ai është i përqendruar te Rubini. Do të shohim se çfarë do të sjellë afati kalimtar i transferimeve”, ka thënë agjencia.
CSKA Moska planifikon t’i ofrojë Dakut pagë prej 3 milionë eurosh në vit.
Edhe
Zeniti kthen interesimin për Mirlind Dakun
Reprezentuesi i Shqipërisë është sulmuesi kryesor i Rubin Kazanit.
Kontrata me Rubinin i skadon në verën e viti 2029.
28-vjeçari pjesë e Rubin Kazanit është nga viti 2023 kur ishte transferuar nga Osijeku për 1.2 milionë euro.