Ylli i Kosovës, Fisnik Asllani, mund ta vazhdojë karrirën te skuadra e RB Leipzigut.
Gazetari Florian Plettenberg ka raportuar se Leipzigu është afër arritjes së një marrëveshjeje për kushtet personale me sulmuesin e Hoffenheimit.
Megjithatë një marrëveshje përfundimtare nuk është arritur ende.
Edhe Borussia Dortmundi është në garë për transferimin e Asllanit, së bashku me disa klube të tjera. Por Leipzigu mbetet aktualisht opsioni më konkret.
Më herët u raportua se edhe Barcelona kishte shprehur interesim për qendërsulmuesin kosovar.
Kontrata e Asllanit përfshin një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh.
Leipzigu është i gatshëm që ta paguajë klauzolën e lirimit.
Edhe
Leipzigu nis bisedimet për transferimin e Asllanit
23-vjeçari edicionin e kaluar ishte prej sulmuesve më të mirë në Bundesligënl.
Në 35 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat kontribuoi me 11 gola dhe dhjetë asistime.
Sulmuesi i Kosovës me Hoffenheimin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.