Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Portugalia gati për Botëror, fiton edhe miqësoren e dytë

Portugalia

Portugalia e udhëhequr nga përzgjedhësi Roberto Martinez e ka fituar edhe miqësoren e dytë para Botërorit. 

Portugalia, që më 6 qershor fitoi ndaj Kilit 2:1, me të njëjtin rezultat e mposhti edhe Nigerinë të mërkurën mbrëma në Leiria të Portugalisë. 

Pjesa e parë u mbyll 1:1. 

Pedro Neto shënoi për portugezët, kurse Akor Adams për Nigerinë. 

Francisco Conceicao realizoi për portugezët tjetër gol 15 minuta para fundit, për rezultatin përfundimtar 2:1. 

Edhe Portugalia shënon menjëherë Botërori 2026 1 muaj më parë Portugalia shënon menjëherë

Portugalia është në grup me Kolumbinë, Kongon dhe Uzbekistanin. 

Ndeshjen e parë e luan ndaj Kongos më 17 qershor.