Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Messi me mesazh për kritikët e Argjentinës

Lionel Messi

Lionel Messi ka një mesazh për kritikët e Argjentinës: “Asgjë nuk na u dha”. 

Superylli i futbollit iu përgjigj kritikëve që kanë sulmuar kampionen në fuqi për përfitime nga arbitrat dhe favorizime nga drejtuesit e futbollit botëror.

Messi tha se aftësia e ekipit për të përmbysur disavantazhin në fund të ndeshjeve është rezultat i cilësisë së ekipit dhe asgjë më shumë.

Së fundi Argjentina përmbysi rezultatin në gjysmëfinalen e së mërkurës ndaj Anglisë. Ishte duke pësuar 1:0 dhe fitoi 2:1. Në finalen e së dielës, Argjentina takohet me Spanjën.

Argjentina më parë mbijetoi duke mposhtur Kepin e Gjelbër dhe Zvicrën në vazhdime, ndërsa përmbysi epërsinë 2:0 të Egjiptit për fitore të pabesueshme 3:2.

Edhe Messi: Fitorja ndaj Anglisë, dhuratë për Maradonën Botërori 2026 21 o. më parë Messi: Fitorja ndaj Anglisë, dhuratë për Maradonën

Trajneri i Zvicrës dhe ai i Egjiptit kritikuan arbitrat pas ndeshjeve. Hossam Hassan i Egjiptit tha se ekipi i tij ishte viktimë e një udhëheqësie që favorizonte Messin dhe Argjentinën.

Komentet nxitën kritikat nga tifozët që thanë se FIFA po favorizonte Argjentinën. Ka pasur shumë vlerësime në rrjetet sociale që federata ndërkombëtare e futbollit dëshiron që Argjentina të bëhet sërish kampione e botës.

“Ne ishim më të mirët gjatë katër vjetëve të fundit, ju pëlqeu apo jo, dhe pavarësisht se çka thonë të tjerët”, ka thënë Messi, shkruan AP.

“Edhe një herë, ne jemi konfirmuar në mesin e ekipeve më të mira në botë. Kjo vërteton se gjithçka që kemi bërë nuk është rastësi dhe se asgjë nuk na është dhuruar”.

Tek Argjentina nuk janë pajtuar lidhur me ankesat për referimin. Madje nuk kanë folur për këtë deri pas fitores ndaj Anglisë në gjysmëfinale.

“Arritja në dy finale radhazi të Kupës së Botës është diçka që shumë pak e arrijnë. Dhe ky grup ia doli”, tha Lionel Messi. “Nëse do të kishim humbur ndaj Anglisë, do të kishte njerëz që do të dilnin për të thënë ndonjë gjë të pakuptimtë. Por ne nuk ua dhamë mundësinë”.

Enzo Fernandez tha se festimi i golit për 1:1 në ndeshjen ndaj Anglisë u ishte drejtuar kritikëve të Argjentinës. 

Edhe Messi flet pas shkëlqimit: Ky grup nuk dorëzohet kurrë Botërori 2026 1 j. më parë Messi flet pas shkëlqimit: Ky grup nuk dorëzohet kurrë

“Ishte një përzierje euforie dhe frustrimi”, tha Fernandez.

Selektoro Lionel Scaloni tha se fjalët për “ndihmë” nuk e shqetësojnë dhe se ato ekzistojnë gjithnjë.