Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim më Administratën Tatimore të Kosovës, Inspektoratin e Punës dhe në koordinim më Prokurorinë kanë zhvilluar një aksion inspektimi në 29 autoparkingje në Gjakovë.
Në raportin e Policisë thuhet se inspektimi është bërë më qëllim të qëllim të parandalimit dhe hetimit të veprës penale “shmangie nga tatimi”.
“Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje për të cilat janë marrë agjencitë e tjera ligjzbatuese, ndërsa policia do të vazhdojë procedurat ligjore rreth veprës ‘shmangie nga tatimi’”, thuhet në raportin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë, bastisen disa lokacione
-
Aktakuzë ndaj inspektorëve të ATK-së në Gjakovë, dyshohen për marrje ryshfeti
-
Mbyllen dy qendra masazhi në Gjakovë e një në Rahovec, shqiptohen pesë gjoba
-
Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë, intervenon FSK-ja