Trofeu madhështor dhe medaljet e arta nuk do të jenë shpërblimi i vetëm për kampionët e botës në futboll. FIFA ka prezantuar një tjetër dhuratë, simbol të triumfit në ngjarjen më të madhe.
Fituesit do të marrin edhe unaza të personalizuara. Kështu FIFA sjellë një nga traditat më të njohura sportive ameriken në lojën globale.
Çdo unazë do të jetë pjesë e një edicioni të kufizuar prej vetëm 2026 copë, me numër individual. 30 prej tyre do të dhurohen për ekipin fitues, ndërsa 1996 do të jenë në dispozicion për blerje nga tifozët në mbarë botën.
Njëra anë e unazës paraqet trofeun e Kupës së Botës, ndërsa ana tjetër do të personalizohet për të pasqyruar identitetin e ekipit fitues.
Menjëherë pas finales, kapiteni dhe trajneri kryesor i ekipit fitues do të marrin unaza të përkohshme. Më pas 30 unazat do të personalizohen dhe do të dhurohen në një rast tjetër.
Spanja e Argjentina luajnë në finalen e së dielës.