Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Kush mbeti jashtë garës për formacionin e Botërorit?

Pau Cubarsi

Spanja e fitoi Kupën e Botës me vetëm një gol të pranuar.

Rol kyç në mbrojtjen e spanjollëve luajtën Aymeric Laporte dhe Pau Cubarsi.

Por dy qendërmbrojtësit e Spanjës nuk janë në garë për formacionin më të mirë të Kupës së Botës.

Përzgjedhja e formacionit më të mirë bëhet sipas votave të publikut.

FIFA ka hapur procesin e votimit, ndërsa mungojnë Laporte dhe Cubarsi.

Ky i fundit u zgjodh lojtari më i mirë i ri i Botërorit. 

Në Spanjë janë të habitur edhe me lënien jashtë garës të Dani Olmos dhe Mikel Merinos.

Edhe Momentet më të mira nga Kupa e Botës Botërori 2026 20 o. më parë Momentet më të mira nga Kupa e Botës

Në garë për mbrojtësit e Botërorit janë Marc Cucurella, Pedro Porro, Lisandro Martinez, Nuno Mendes, Virgil van Dijk, Gabriel Magalhaes, Cuti Romero dhe Dayot Upamecano.

Unai Simon së bashku me Vozinhan, Dibu Martinezin, Jordan Pickfordin dhe Eloy Room garojnë për pozitën e portierit, ndërsa në garë për mesfushë janë: Rodri, Lamine Yamal, Jude Bellingham, Michael Olise, Vinicius, Enzo Fernandez, Ousmane Dembele, Luka Modriq dhe Ismael Saibari. 

Në garë për të zënë vend në pozitën e sulmuesve janë Mikel Oyarzabal, Kylian Mbappe, Julian Quinones, Harry Kane, Erling Haaland dhe Lionel Messi.