Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Kush e fiton Botërorin sipas ish-përzgjedhësit të Kosovës?

Alain Giresse

Viti 1986 ka vend të veçantë në zemrat e tifozëve të Francës. Përfaqësuesja franceze përfundoi e treta në Botërorin e atij viti që u organizua në Meksikë. Kishin kaluar 28 vjet qëkur përfaqësuesja franceze e kishte fituar medaljen e bronztë në edicionin 1958 në Suedi.

40 vjet nga ajo kohë, kaptinë e re e historisë do të hapet në Amerikën e Jugut. Përfaqësuesja e Francës me 26 futbollistët e përzgjedhur nga Didier Deschamps, synojnë që ta fitojnë titullin e tretë të Kupës së Botës. Franca kishte triumfuar në vitet 1998 dhe 2018.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Alain Giresse ishte pjesë e historisë së Francës në vitin 1986. Giresse e ka udhëhequr edhe Kosovën, nga viti 2022 deri në vitin 2023.

Ai ka thënë se Franca është favorite për të triumfuar.

“Mendoj se Franca është pretendente për të triumfuar”, ka thënë Alain Giresse. Giresse ka luajtur përkrah Michel Platinis, Jean Tiganas dhe Luis Fernandezit në mesfushë.

“Nëse i krahasoni me përfaqësueset e tjera, ka shanse reale që Franca të bëhet kampione e botës. Por, gjithçka do të vendoset në fushë”, ka shtuar ai.

Giresse ka folur edhe për yjet në skuadër, përveç Kylian Mbappes.

“Michael Olise dhe Desire Doue janë në formë të mirë dhe mund t’i ofrojnë ekipit të Francës atë që me të vërtetë ka nevojë”, ka thënë 73-vjeçari.

Giresse e udhëhoqi Kosovën në 14 ndeshje. I pati katër fitore, gjashtë barazime dhe katër humbje.