Tulsi Gabbard ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare në administratën e Donald Trumpit, raportoi të premten Fox News.
Sipas raportimit, Gabbard e ka njoftuar Trumpin për vendimin gjatë një takimi në Zyrën Ovale, ndërsa dorëheqja e saj do të hyjë në fuqi më 30 qershor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë burim i paidentifikuar, i njohur me çështjen, i tha agjencisë Reuters Gabbardi u detyrua të largohej nga posti.
Në letrën e saj të dorëheqjes, Gabbard ka thënë se po largohet për arsye familjare.
“Jam thellësisht mirënjohëse për besimin që keni treguar ndaj meje dhe për mundësinë që të udhëheq Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare gjatë një viti e gjysmë të fundit”, shkroi ajo në letrën drejtuar Trumpit.
“Fatkeqësisht, më duhet të jap dorëheqje, me efekt nga 30 qershori 2026. Bashkëshorti im, Abraham, së fundmi është diagnostikuar me një formë jashtëzakonisht të rrallë të kancerit të kockave”, shtoi Gabbard.
Ajo theksoi se bashkëshorti i saj “do të përballet me sfida të mëdha në javët dhe muajt në vijim”.
“Në këtë kohë, më duhet të largohem nga shërbimi publik për të qenë pranë tij dhe për t’i dhënë mbështetjen time të plotë në këtë betejë”, ka thënë ajo, duke shtuar se ai ka qenë mbështetësi i saj më i madh gjatë 11 vjetëve martesë.
Në fillim të prillit, Shtëpia e Bardhë kishte mohuar fuqishëm raportimet mediatike se Trumpit po shqyrtonte mundësinë e shkarkimit të Tulsi Gabbardit, duke i cilësuar ato si “lajme të rreme”.