Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

“Messi në formë më të mirë fizike se para katër vjetësh”

Lionel Messi

Në prag të ndeshjes finale ndaj Spanjës, mediumet ndërkombëtare kanë shkruar për formën fizike të Lionel Messit të Argjentinës. 

E kanë krahasuar formën fizike të Messit me atë të para katër vjetësh. 

Personi më kredibil për të folur për këtë çështje është nutricisti sportiv dhe trajneri personal i Messit, Ismael Galancho. 

Galancho ka treguar disa prej karakteristikave fizike të 39-vjeçarit dhe të gjithë kanë mbetur të habitur. 

Messi shpejtësinë maksimale në Botërorin 2022 e kishte 29.38 km/h, por ishte katër vjet më i ri. Tani Messi e ka arritur shpejtësinë maksimale prej 32.5 km/h. 

Edhe Giuliano Simeone flet për Messin Botërori 2026 1 d. më parë Giuliano Simeone flet për Messin

“Në përgjithësi, shpejtësia maksimale ulet ndjeshëm prej moshës 30-vjeçare. Një lojtar humb 1 apo 2 për qind të shpejtësisë mes moshës 30-35-vjeçare, ndërsa kjo rritet në 3 për qind, prej moshës 35-vjeçare e më shumë. Ai është në formë më të mirë fizike në këtë Kupë të Botës sesa në Botërorin e kaluar, edhe pse kanë kaluar katër vjet. Çfarë kemi bërë? Nuk mund t’i jap detajet, por jam jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatet, investimet dhe përkushtimin e palodhur të Leos në vitet e fundit”, ka deklaruar Galancho, shkruan “L’Equipe” të premten. 

Përgatitjet intensive të Messit për Botëror kanë nisur që në muajin shkurt.