Mesfushori brazilian, Casemiro, beson se të qenit një “hap prapa” favoritëve të Kupës së Botës mund të shkojë në favor të ekipit, kur turneu i futbollit të fillojë javën tjetër.
Brazili, i cili e kërkon titullin e gjashtë të botës, e gjen veten pas Spanjës, Francës dhe Anglisë në mesin e favoritëve për Botërorin që fillon më 11 qershor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne nuk jemi favoritët e mëdhenj”, tha Casemiro për FIFA, pasi Brazili mbërriti në SHBA. “Sigurisht, jemi në formë të mirë. Kemi një skuadër të fortë, një përzierje të lojtarëve me përvojë dhe talenteve”, ka shtuar mesfushori.
Natyrisht, Brazili gjithnjë e kërkon suksesin.
“Ndoshta këtë herë jemi një hap prapa, por jemi të gatshëm dhe kjo gjithmonë është gjë e mirë. Duam të shfaqim më të mirën dhe të kemi një Kupë të Botës së shkëlqyer”.
34-vjeçari tha se Brazili kishte pasur “cikël të vështirë” përgatitor për Kupën e Botës. Carlo Ancelotti është trajner i Brazilit, ndërsa federata u bë me president të ri vitin e kaluar. Por tekniku italian, Ancelotti, nuk ka pasur rastin të punojë gjatë me skuadrën.
“Ka qenë një cikël i vështirë me ndryshim të trajnerit, ndryshim të presidentit dhe shumë zhvillime. Kemi pasur vetëm një vit të punës me trajner, i cili ka përvojë të shkëlqyer në futboll. Por në realitet kemi punuar së bashku vetëm për 40 ditë. Mendoj se do të nisim turneun në formë të mirë. Kemi lojtarë cilësorë, lojtarë me përvojë, lojtarë energjikë dhe lojtarë të rinj. Mendoj se kemi përzierje të mirë në këtë garë”, ka shtuar Casemiro.
Ai ka shkëlqyer së fundi te Manchester Unitedi, por ka vendosur të largohet nga skuadra e madhe angleze. Për Brazilin, Casemiro i ka 85 ndeshje e nëntë gola. Është prej liderëve të ekipit brazilian.
Grupi nuk vlerësohet shumë sfidues për Brazilin. Do të përballet me Marokun, Haitin dhe Skocinë.
Brazili luan miqësore me Egjiptin në Ohio më 6 qershor, para se të fillojë Botërorin ndaj Marokut në New Jersey më 13 qershor. Maroku është rivali më i madh i Brazilit në grup.
Brazili e mposhti 6:2 Panamanë më 31 maj, në miqësoren e luajtur në Rio de Janeiro.