Në ndeshjen e parë të Botërorit u treguan tre kartonë të kuq, por mundësia që lojtarët të humbin finalen e Botërorit për shkak të pezullimit është zvogëluar shumë pasi FIFA prezantoi një amnisti shtesë për kampionatin që nisi të enjten.
Kartonët e kuq çojnë në suspendim automatik prej një ndeshjeje, ndërsa dënimi mund të jetë më i rëndë nëse shkelja është e rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, pezullimet më të zakonshme gjatë Botërorit janë nga akumulimi i kartonëve të verdhë. Dhe këtu FIFA ka vepruar.
Në ngjarjet e mëdha, lojtarët që marrin kartonë të verdhë në dy ndeshje të ndryshme, mungojnë në ndeshjen pasuese. Kjo solli disa mungesa të dhimbshme në të kaluarën, si ajo e Michael Ballack në finalen e vitit 2002 apo Claudio Caniggias në finalen 1990.
Që nga Botërori 2010, kartonët e verdhë janë fshirë pas çerekfinales, duke i dhënë fund në mënyrë efektive çdo shansi që lojtari të pezullohej për finale përmes akumulimit të kartonëve të verdhë.
Për Botërorin që tashmë ka nisur, FIFA ka shkuar një hap tutje. Ka përfshirë një amnisti shtesë, duke fshirë në mënyrë efektive dy herë listën e kartonëve. Kartonët e fazës grupore nuk do të vlejnë në fazën nokaut. Lojtarët, fazën e eliminimit direkt e nisin me “zero kartonë të verdhë”, pavarësisht nëse janë ndëshkuar në ndeshjet e grupit.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe pas çerekfinaleve, që tani është raundi i tretë i eliminimit direkt.