Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdojnë sulmet SHBA-Iran, s’ka tërheqje nga asnjëra palë

trump

Shtetet e Bashkuara dhe Irani i janë rikthyer bombardimeve të përditshme në përpjekje për të marrë kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit. Asnjëra palë nuk po tërhiqet, duke vënë në  pah kufizimet e strategjisë së presidentit Donald Trump, i cili mbështetet te përshkallëzimi i sulmeve ajrore për ta detyruar Teheranin t’i nënshtrohet kërkesave të tij.

Edhe pse administrata Trump thotë është e hapur për diplomaci, Irani deri më tani ka refuzuar të heqë dorë nga kontrolli mbi këtë korridor jetik të transportit të naftës në Gjirin Persik. Kjo po ngre pikëpyetje mbi strategjinë për fazën e ardhshme të konfliktit, pasi sulmet në rritje kanë rrëzuar marrëveshjen e përkohshme të armëpushimit, kanë lënë të vrarë ushtarë të tjerë amerikanë dhe kanë bërë që çmimet e benzinës në SHBA të rritën sërish, duke krijuar probleme të reja për republikanët para zgjedhjeve të ndërmjetme.

Pavarësisht disa shenjave shprese për bisedime, palët mund të rikthehet  në një luftë të gjithanshme. Trumpi paralajmëroi se “sa herë që Irani vret një ushtar amerikan”, në vazhdim, “do të paguajë shumëfish për atë vrasje”.

Përshkallëzimi i ri i konfliktit pasqyron “një keqkuptim thelbësor të psikologjisë iraniane dhe mungesën e  mësimeve të nxjerra” nga përplasjet e mëparshme, tha Mona Yacoubian, drejtoreshë e Programit për Lindjen e Mesme në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“Mendoj se kjo udhëhiqet nga llogaritja e secilës palë se mund të dyfishojë përshkallëzimin ushtarak si mënyrë për të thyer ngërçin dhe për ta detyruar palën tjetër të lëshojë pe,” tha Yacoubian. “Rreziku, natyrisht, është se sa më shumë të përshkallëzohet situata, aq më e vështirë do të jetë të shfrytëzohet çdo mundësi e mundshme për t’u rikthyer te diplomacia".