Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti

Anne Hathaway

Anne Hathaway

Foto: Associated Press

Aktorja Anne Hathaway ka thënë se periudha e fundit e karrierës së saj i duket “surreale”, pasi vetëm gjatë vitit 2026 pritet të publikojë pesë filma të rinj.

Aktorja 43-vjeçare, e cila është në pritje të fëmijës së saj të tretë, ka thënë se ndihet mirënjohëse për këtë moment të suksesshëm në karrierë.

“Jam shumë e emocionuar. Është vërtet argëtuese dhe e gjitha më duket krejtësisht surreale”, ka thënë Hathaway për People.

Fituesja e çmimit “Oscar” luan në filmin “The Odyssey” të regjisorit Christopher Nolan, përkrah emrave të njohur si Matt Damon, Tom Holland, Robert Pattinson, Zendaya dhe Charlize Theron.

Megjithatë, aktorja është e vetëdijshme se periudha të tilla nuk zgjasin përgjithmonë.

Edhe Zendaya mezi pret ta shohë “The Odyssey”: Do të ketë skena që nuk janë bërë kurrë më parë Showbiz 2 j. më parë Zendaya mezi pret ta shohë “The Odyssey”: Do të ketë skena që nuk janë bërë kurrë më parë

“Jam në një fazë të karrierës sime ku e di se mundësi të tilla nuk vijnë shpesh dhe sigurisht nuk zgjasin përgjithmonë”, u shpreh ajo.

Hathaway, e cila së fundmi ka luajtur në filmin “Mother Mary” dhe “The Devil Wears Prada 2”, ka thënë se dëshiron ta shijojë këtë periudhë sa më shumë.

“Do ta shijoj këtë valë suksesi për aq kohë sa të zgjasë. Do të kënaqem duke e jetuar këtë moment dhe, kur të përfundojë, do ta pranoj si pjesë të rrugëtimit tim”, ka thënë aktorja.

Hathaway ka zbuluar gjithashtu se performanca e saj në filmin “Mother Mary” është frymëzuar nga aktorja Jessica Chastain.

“Duhet t’i jap meritat Jessica Chastain. Kur e pashë në shfaqjen ‘A Doll’s House’, interpretimi i saj më mahniti dhe më shtyu ta çoja rolin tim edhe më thellë se sa e kisha menduar fillimisht”, ka thënë ajo.

Edhe Anne Hathaway tregon se në vazhdimin e cilit film të famshëm është duke punuar Showbiz 2 muaj më parë Anne Hathaway tregon se në vazhdimin e cilit film të famshëm është duke punuar

Sipas Hathaway, sfida më e madhe ishte të krijonte përshtypjen se personazhi ishte i pushtuar nga një forcë misterioze.

“Nuk mjafton vetëm të interpretosh. Duhet të dukesh sikur një fuqi tjetër po vepron përmes teje, sikur je vërtet i pushtuar nga diçka”, ka përfunduar aktorja.