Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka thënë se është duke e shqyrtuar “nëse është koha për largim” nga futbolli ndërkombëtar, pas humbjes 1:0 nga Spanja në finale të Botërorit.
33-vjeçari ka 67 paraqitje për Argjentinën dhe nuk mungoi asnjë minutë në Botërorin që përfundoi të dielën. Ai fitoi Botërorin në vitin 2022 dhe u shpall portieri më i mirë.
“Kam ëndërruar ta fitojmë sërish Botërorin. Kam ëndërruar ta sjellim trofeun në Argjentinë dhe të bëjmë histori edhe një herë”, ka shkruar Martinez.
“E vërteta është që dhembja është vështirë të shpjegohet. Ka shumë gjëra për të cilat duhet reflektim dhe se si të vazhdohet tutje. Dhe nëse është koha për largim. Më vjen keq. Vërtetë jam munduar maksimalisht për të ndihmuar vendin tim dhe bashkëlojtarët”, ka shkruar portieri i njohur argjentinas.
Ai shkëlqeu në finale duke i bërë plot 11 pritje.