Enzo Fernandez ka reaguar pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës. Ai u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Mesfushori argjentinas, i cili la fushën në një moment të rëndësishëm të finales, ka preferuar të flasë për përpjekjen e ekipit dhe jo për episodin që çoi në largimin e tij.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, mesfushori i Chelseat, Fernandez, ka theksuar se gara nuk ka të bëjë vetëm me fitimin, por edhe me dhënien e gjithçkaje për ekipin dhe vendin që përfaqëson.
“Kjo tregon se të garosh nuk ka të bëjë vetëm me fitoren, por me dhënien e gjithçkaje për fanellën. Ky grup gjithmonë është ngritur, ka garuar në nivelin më të lartë dhe i ka mbrojtur këto ngjyra me krenari, përulësi dhe përkushtim. Faleminderit që keni qenë gjithmonë aty, që na mbështetët në çdo ndeshje, për dashurinë, për mbështetjen e pakushtëzuar dhe që na bëni të ndihemi si në shtëpi kudo në botë”, ka shkruar Fernandez.
25-vjeçari u përjashtua nga loja në minutën e 93-të të finales.