Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Udhëheqësi suprem i Iranit thotë se SHBA-ja s’do të ketë më strehë të sigurt në rajonin e Gjirit

Mojtaba Khamenei

Mojtaba Khamenei

Vendet e Lindjes së Mesme "nuk do të shërbejnë më si mburoja për bazat amerikane", ka thënë të martën Udhëheqësi Suprem iranian, Mojtaba Khamenei.

Në një fjalim me shkrim për të shënuar sezonin e Haxhit Islamik, Khamenei ka folur për një "rend të ri" që po del për rajonin e Gjirit dhe botën.

"Shtetet e Bashkuara jo vetëm që nuk do të kenë më një strehë të sigurt për keqbërjet e tyre dhe për krijimin e bazave ushtarake në rajon, por dita-ditës, po largohen gjithnjë e më shumë nga statusi i tyre i mëparshëm", ka thënë Khamenei.

Në mesazh, Khamenei ka thënë po ashtu se Izraeli dhe udhëheqësit e tij po "i afrohen fazave të fundit të ekzistencës së tyre të mjerë".

Më shumë se 10 javë pasi ai u shpall si udhëheqësi i ri suprem i Iranit pas vrasjes së babait të tij Ali Khamenei, iranianët ende nuk e kanë parë ose dëgjuar Khamenein, por ai ka lëshuar disa mesazhe me shkrim.

Mesazhi i fundit i Khameneit vjen ndërsa SHBA-ja dhe Irani përpiqen të gjejnë një zgjidhje për formulimin e një marrëveshje të mundshme për t'i dhënë fund luftës, e cila filloi në fund të shkurtit.

Lexo përditësimet tjera
Iran

SHBA-ja kryen sulmet të reja ndaj Iranit, Teherani e akuzon për shkelje të armëpushimit

Ushtria amerikane ka bërë të ditur të martën se ka kryer sulme siç ka thënë “në...