Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi paralajmëron se do ta thyejë protokollin 47-vjeçar në lidhje me Tajvanin

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se do të bisedojë me presidentin e Tajvanit, Lai Ching-te, lidhur me një shitje të mundshme armësh për Tajvanin — një lëvizje që do të përbënte largim të madh nga praktika diplomatike shumëvjeçare e Washingtonit.

Ministria e Jashtme e Tajvanit konfirmoi se Lai është “i gatshëm të bisedojë” me Trumpin dhe se gjatë komunikimit do të theksojë se Kina po cenon paqen në Ngushticën e Tajvanit, ndërsa autoritetet tajvaneze po përpiqen të ruajnë status quo-në në rajon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Tajvanit, presidenti Lai mbetet i përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit rajonal, por është gjithashtu i hapur për shkëmbim pikëpamjesh me palën amerikane.

Liderët amerikanë dhe tajvanezë nuk kanë zhvilluar biseda të drejtpërdrejta që nga viti 1979, kur SHBA-ja ndërpreu marrëdhëniet zyrtare me Tajvanin për ta njohur qeverinë e Kinës.

Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të tij dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta marrë nën kontroll. Lai, i cili mori detyrën në vitin 2024, ka udhëhequr një nga përpjekjet më intensive të viteve të fundit për forcimin e mbrojtjes së ishullit.

SHBA-ja prej kohësh e mbështet Tajvanin dhe, sipas ligjit amerikan, është e obliguar t’i ofrojë mjetet për vetëmbrojtje. Megjithatë, Washingtoni përpiqet të balancojë këtë mbështetje me ruajtjen e marrëdhënieve diplomatike me Kinën.

I pyetur nëse planifikon të flasë me Lain para se të marrë vendim për shitjen e armëve amerikane, Trump u përgjigj: “Do të flas me të. Po flas me të gjithë... Do të merremi me këtë, me problemin e Tajvanit”.

Trump e përshkroi marrëdhënien e tij me presidentin kinez, Xi Jinping, si “të jashtëzakonshme”, pas një samiti dyditor në Pekin javën e kaluar.