Një person është arrestuar, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt, pas një aksioni të zhvilluar nga organet e hetuesisë në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës.
Sipas informacioneve zyrtare, më 20 maj 2026 rreth orës 07:30, në koordinim me prokurorin për krime të rënda, janë kontrolluar dy lokacione të ndryshme me qëllim të sigurimit të provave lidhur me dyshimet për falsifikim dokumentesh.
Gjatë aksionit janë shoqëruar dy persona, të cilët dyshohet se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “falsifikim i dokumenteve”.
Si prova materiale, autoritetet kanë sekuestruar një laptop, telefona mobilë, para në euro si dhe dokumentacione të tjera relevante për rastin.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Edhe
Një burrë e një grua të arrestuar në Prizren nën dyshimin për falsifikim dokumentesh
Rasti mbetet në procedurë hetimore.
-
Me dokumente false ia barti pronën e dikujt personave të tjerë, arrestohet
-
Tre persona ndalohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mes tyre një noter nga Vitia
-
Arrestohet një shtetas serb, i dyshuar për mashtrim me një pronë në Prishtinë
-
Mashtrimi milionësh me prona në Prishtinës, arrestohet edhe një shtetas i Serbisë