Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Messi ia dhuron Baggios fanellën pas fitores ndaj Zvicrës

messi

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ia ka dhuruar legjendës italiane, Roberto Baggio, fanellën që e barti në çerekfinale kundër Zvicrës.

Argjentina të dielën në mëngjes e mposhti Zvicrën 3:1 dhe siguroi avancimin në gjysmëfinale të Botërorit.

“Faleminderit Leo për dhuratën e çmuar dhe për dashurinë tënde. Të dua shumë miku im”, ka shkruar Baggio, fituesi i Topit të Artë të vitit 1993.

Raporti i Messit me Baggion daton që nga viti 2010, kur ata u takuan në Barcelonë falë Pep Guardolës, i cili ishte shok skuadre i Baggios te klubi italian Brescia.

Dhuratë, fanellën e Messit e mori edhe sulmuesi i Zvicrës, Johan Manzambi.