Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një punëtor bie nga kulmi i një objekti në Ferizaj, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Emergjenca - QKUK - DP

Foto-Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi dyshohet se është rrëzuar derisa ishte duke punuar në kulmin e një objekti në Ferizaj.

Sipas raportit zyrtar nga Policia, rasti ka ndodhur të mërkurën, derisa viktima fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

 Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe inspektorët e punës, të cilët kanë  nisur hetimet lidhur me rrethanat e incidentit.

Rasti është iniciuar si “Asgjësimi,  dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Brenda këtij viti si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës kanë vdekur 10 punëtorë.