Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe

Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 11 persona kanë vdekur pasi një varkë me emigrantë është përmbysur në ujërat e Maltës, ka njoftuar organizata bamirëse “Sea-Watch”, ndërsa rreth 50 të tjerë janë shpëtuar në det nga një anije peshkimi në zonë. 

Të dielën, roja bregdetare italiane ka njoftuar se anija ishte nisur nga Libia duke transportuar rreth 60 persona, përpara se të përmbysej mbi 80 km në juglindje të Maltës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Roma ka dërguar një varkë patrullimi në zonë, duke njoftuar se fillimisht kishte gjetur 10 trupa. 

“Sea-Watch” në një shkrim në X ka thënë se numri i të vdekurve ishte të paktën 11, duke shtuar se 48 të mbijetuar ishin shpëtuar nga anija “Tuncay Sagun 2”.

 Ndërsa afrohet sezoni i verës, nisjet e emigrantëve zakonisht rriten përgjatë rrugës Afrikë Veriore-Evropë, me Italinë, Maltën dhe Greqinë pikat më të afërta të zbarkimit për ata që përpiqen të kalojnë detin e rrezikshëm. 

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin të OKB-së, që nga janari, të paktën 827 persona kanë vdekur ose rezultojnë të zhdukur, në mesin e tyre edhe fëmijë, gjatë përpjekjeve për të kaluar Mesdheun.