Ish-futbollisti i Zvicrës, Admir Mehmedi, ka thënë se ekipi që u paraqit në Botërorin 2014 është më i miri i gjitha kohërave i Zvicrës. Në ekipin e helvetikëve në Botërorin 2014 ishte edhe Mehmedi.
Admir Mehmedi është pensionuar, por ka pasur rol të rëndësishëm në përfaqësuesen e Zvicrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po zgjedh skuadrën e vitit 2014, pjesë e së cilës isha edhe unë. Pse? Sepse me Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Ricardo Rodriguezin, kishim lojtarë të rinj tepër të talentuar, të kombinuar me përvojën e Diego Benaglios në portë, Stephan Lichtsteinerit, Valon Behramit... ishte një formacion i shkëlqyer. Nëse nuk do të ishim eliminuar në kohën shtesë kundër Argjentinës, finalistes së Kupës së Botës, do të kishte qenë një fushatë tepër emocionuese për ne”, tha Mehmedi të hënën.
Mehmedi është angazhuar si ekspert i Botërorit nga mediumi zviceran “Blue Sport”.
Mehmedi ka dhënë edhe mendimin e tij se sa larg mund të shkojë Zvicra në Botërorin që nis të enjten.
“Faza e grupeve është padyshim e kalueshme. Gjysmëfinalet janë gjithashtu të mundshme. Lojtarë si Freuler, Xhaka dhe Akanji kanë përvojë. Shtojini kësaj lojtarët e rinj përreth tyre dhe Embolon në sulm. Ata kanë luajtur tashmë në shumë turne të mëdha - ata me siguri mund të realizojnë një surprizë për të cilën shumë ekspertë, përveç nesh në Zvicër, as nuk janë të vetëdijshëm”, është shprehur Mehmedi.
Mehmedi 35-vjeçar për Zvicrën ka luajtur nga viti 2011 deri në vitin 2021. Ai ka shënuar dhjetë gola në 76 ndeshje.
Ai luajti për Zvicrën edhe në Lojërat Olimpike 2012.